Bota

Tërmeti i djeshëm në Indonezi, mbi 700 persona të bllokuar

Mbi 700 persona kanë mbetur të bllokuar në një ishull turistik të Indonezisë pas tërmetit të djeshëm me magnitudë 6.4 ballë i shkallës rihter. Qindra punonjës të skuadrave të shpëtimit po përpiqen t’i evakuojnë përmes rrugëve alternative. Ndërkaq helikopterët po patrullojnë nga ajri përreth malit për të lokalizuar alpinistët e bllokuar nga Franca, Tajlanda, Holanda dhe Malajzia.