Bota

Tërmeti në Haiti, deri tani 29 të vdekur (pamje të rënda).

29 persona raportohet se kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 7.2 që goditi ditën e sotme Haitin.

Numri i viktimave është bërë i ditur nga drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Haitit, Jerry Chandrell. 17 persona humbën jetën në rrethin Grand Anse, 9 në qytetin e Cow dhe 3 në rrethin Nip, ku ishte epiqendra e tërmetit, në anën jugperëndimore të ishullit.

Ndërkohë, forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e qytetarëve që mund të kenë mbetur nënërrënoja. Tërmeti i fuqishëm shkaktoi dhe dëme të mëdha materiale.

Tërmeti u ndie në Karaibe dhe përtej teksa fillimisht u raportuan dëme të mëdha në banesa e ndërtesa. Ky tërmet ka kthyer në Haiti ‘frikën’ e vitit 2010 kur një tërmet po 7 ballë solli mijëra viktima.

https://twitter.com/i/status/1426540044458856448