Një Tesla Cybertruck i mbushur me bombola me lëndë djegëse dhe fishekzjarrë shpëtheu jashtë hotelit të presidentit Donald Trump në Las Vegas.
Për pasojë humbi jetën shoferi, si dhe u plagosën disa të tjerë. BBC shkruan se:
Kamioni u mor me qira në Kolorado dhe mbërriti në qytet të mërkurën në mëngjes, më pak se dy orë para shpërthimit, tha policia.
I parkuar para hotelit pranë një hyrje xhami, automjeti filloi të nxirrte tym, më pas shpërtheu. Në një fjalim të mbrëmjes, Presidenti Joe Biden tha se Shtëpia e Bardhë po gjurmonte incidentin dhe forcat e zbatimit të ligjit po hetonin “nëse ka ndonjë lidhje të mundshme me sulmin në New Orleans”, i cili la 15 të vdekur herët në ditën e Vitit të Ri.