Rajoni

Thaçi: Në demarkacionin me Serbinë të shtrohet çështja e Luginës!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ripërsëriti qëndrimin e tij se kërkesa e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për t’iu bashkuar Kosovës, të shqyrtohet për zbatim në kuadër të procesit të demarkacionit që do të zhvillohet me Serbinë. Thaçi adresoi edhe një mesazh për pjesën tjetër të spektrit politik në Kosovë që të punohet për korrigjimin e historisë për të ardhmen evropiane.