Rajoni

Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, as shkëmbim territoresh

Hashim Thaçi kërkon zgjidhje paqësore me Serbinë, jo ndarje në baza etnike por korrigjimin e kufirit dhe njohjen reciproke. Presidenti i Kosovës dha sot sqarimin e rradhës lidhur me idenë e tij për finalizimin e marrëveshjes me Beogradin që ka ngjallur jo pak debate. Thaçi u akuzua për ndryshim të kufijve. Një ditë më parë, në një intervistë për shtypin kosovar, presidenti u kujdes të theksonte se është kundër ndarjes e shkëmbimit të territoreve.