Këngëtari dhe producenti i njohur botëror, The Weeknd, ka njoftuar albumin e tij të ardhshëm, “Hurry Up Tomorrow”, i cili do të publikohet më 24 janar 2025. Ky album shënon përfundimin e një trilogjie ikonike që përfshin “After Hours”(2020) dhe “Dawn FM” (2022). Me tema ekzistenciale dhe introspektive, ky projekt pritet të jetë kulmi kreativ i karrierës së tij deri tani.

Albumi do të përmbajë këngë si “Dancing in the Flames”, një bashkëpunim me Playboi Carti me “Timeless” dhe një tjetër këngë me Anitta-n, “São Paulo”. Fansat gjithashtu mund të presin një koncert special në Rose Bowl të Pasadena-s më 25 janar për të shënuar këtë publikim të rëndësishëm.

Përveç muzikës, The Weeknd do të prezantojë edhe një përvojë të veçantë për fansat në Universal Studios si pjesë e eventit “Halloween Horror Nights,” duke krijuar një “univers” të frymëzuar nga albumi i tij. Ky projekt jo vetëm që vazhdon trashëgiminë e tij muzikore, por shfaq edhe aftësinë e The Weeknd për të testuar kufijtë artistikë në mënyrë të vazhdueshme.
Rikujtojmë gjithashtu se kënga hit e The Weeknd “Blinding Lights” është bërë kënga e parë në histori që ka kaluar shifrën prej 4 miliardë dëgjimesh në Spotify. Në një deklaratë për kapërcimin e kufirit prej katër miliardë dëgjimesh, The Weeknd në atë kohë tha:
Unë kurrë nuk do të ndalem së përuluri nga çdo gjë që krijoj dhe prek miliona njerëz, e lëre më miliarda! Unë jam shumë mirënjohës që kjo këngë i bën njerëzit të ndihen në një mënyrë që ata vazhdojnë të kthehen për të dëgjuar.
“Blinding Lights” u publikua më 29 nëntor 2019, dhe është pjes9 e albumit “After Hours”, albumit të 4 të kantautorit kanadez.