Unaza ikonike e fejesës e Princeshë Dianës me safir dhe diamante është bërë një nga pjesët më të famshme të koleksionit të saj të bizhuterive. Por kur Prince Charles i propozoi asaj në vitin 1981, kjo unazë jo vetëm që tërhoqi vëmendje, por edhe theu një traditë të gjatë mbretërore. Ndryshe nga zakonisht, Diana, atëherë Lady Diana Spencer e zgjodhi vetë unazën e saj të fejesës. Ajo e përzgjodhi nga një katalog i shtëpisë së bizhuterive Garrard, një furnizues i njohur i familjes mbretërore. Unaza kishte një safir oval prej 12 karatësh nga Ceiloni, i rrethuar nga 14 diamante, dhe në atë kohë vlente mbi 37 mijë dollarë.
Kjo zgjedhje shkaktoi polemika, sepse ndryshe nga unazat e tjera mbretërore që bëheshin me porosi (unikate), kjo unazë ishte e disponueshme për publikun. Pra, kushdo që kishte mjaftueshëm para mund të blinte të njëjtën unazë si ajo e princeshës së ardhshme. Dizajni i unazës ishte frymëzuar nga një karficë safiri që i përkiste Mbretëreshës Victoria, dhuratë nga bashkëshorti i saj Princi Albert në vitin 1840. Ajo e adhuronte aq shumë sa e vendosi në fustanin e saj të nusërisë si “diçka blu”. Kjo karficë u trashëgua ndër breza dhe u mbajt edhe nga Mbretëresha Elizabeth II. Kur Charles i paraqiti Dianës disa opsione unazash, ajo zgjodhi këtë model me safir dhe diamante, ndoshta edhe për ta përshtatur me sytë e saj blu.
Zbulime të reja mbi jetën e Princeshë Dianës kanë dalë në dritë, duke treguar se ajo kishte dyshime serioze për martesën me Mbretin Charles III që në fillim. Sipas librit të ri për Queen Elizabeth II, Diana nuk kishte qenë plotësisht e bindur për lidhjen me Charles dhe madje kishte shprehur dëshirën për t’u martuar me Princin Andrew, një mik i saj i hershëm.
Autori i librit thekson se Diana dhe Charles nuk njiheshin mirë para fejesës, ndërsa ajo e thërriste atë “Sir” deri në momentin e shpalljes së lidhjes. Gjithashtu, zbulohet se edhe vetë Charles kishte pasiguri para martesës së vitit 1981, duke diskutuar me miqtë e tij nëse dashuria mund të vinte pas martesës. Këto detaje hedhin një dritë të re mbi një nga martesat më të famshme në historinë moderne, duke treguar se ajo nisi mes dyshimesh dhe paqartësish nga të dyja palët.