Aktualitet

TikTok nuk do mbyllet! Kompania kineze shpjegon variantin e saj për bisedën me kryeministrin Rama

Për herë të parë kompania TikTok jep varantin e saj se çfarë biseduar me kryeministrin Edi Rama në Davos pas vendit të qeverisë shqiptare, për ta mbyllur këtë platformë.

AFP thotë se burime nga kompania TikTok i thanë se “”ishte një takim konstruktiv, me marrëveshje për të punuar me qeverinë për të adresuar çdo shqetësim”.

Megjithatë agjencia franceze nuk jep detaje të tjera për terma konkretë të kësaj marrëveshjeje të cituar në shkrim.

LEXO EDHE: Ndalimi i Tik Tok-ut, Rama: Në Shqipëri vendosin shqiptarët, jo pronarët e algoritmit! Platforma nuk ka pse kërkon sqarime

Më tej, në artikull citohet komenti kryeministrit Edi Rama pas takimit, që ai zhvilloi dy ditë më parë gjatë samitit të Davosit me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë & Politikën Publike të TikTokut për Europën.

Kryeministri Edi Rama tha se në takim “Shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë”.

AFP thotë në shkrim se pas diskutimeve me Christine Grahn, një nga zyrtarët më të lartë të TikTok në Evropë, sugjeroi që një ndryshim i politikës ishte i mundur.

LEXO EDHE: Tik-Tok në duart e Trump! Analiza që zbardh të ardhmen e platformës gjigante!

Qëndrimet e kryeministrit Rama në Davos, AFP i komenton si një “kthesë e  dukshme e Ramës,  dy ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një dekret për pezullimin për 75 ditë të ndalimit të TikTok, pronarët e të cilit janë urdhëruar nga Kongresi amerikan, të shesin platformën ose ta shohin atë përfundimisht të ndaluar në Amerike.