Showbiz

Tirana 100 vjet Kryeqytet, ja festimet e ditës së sotme

Kryeqyteti jonë sot mbush plot 100 vjet dhe Bashkia me në krye Erion Veliaj kanë bërë të mundur organizimin e disa aktiviteteve për të fetuar e argëtuar siç duhet.

Në sheshin “Nënë Tereza”, do të mbahet një koncert me pjesëmarrës këngëtarët me të njohur të muzikës popullore Tiranase si; Valbona Mema, Sinan Hoxha, Irma Libohova, Artjola Toska e të tjerë. Koncerti nis në orën 19:00.

Për të rinjtë gjithashtu do të mbahet “Drive in Cinema” në Bulevardin e Ri ku do të shfaqen 2 filma në orët 18:30 dhe 20:30.

Të gjithë do të mund të shohin disa filma falas nga makina e tyre në një ekran të madh të vendosur para ndërsa audio mund të dëgjohet nga radio juaj.