Aktualitet

Tiranë/ Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë!

Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë. Pas konsumimit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët janë ndjerë keq, duke patur komplikacione shëndetësore dhe janë dërguar në spital.

Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në drekë. Akademia e Sigurisë ka një kontratë me një kompani private që ofron shërbimin katering për 3 vakte për studentët.

Mësohet se në lidhje me këtë rast institucionet kanë nisur hetimet.