Aktualitet

Tiranë/ Rrahën policin në rrugë dhe kthyen përmbys komisariatin, arrestohen djemtë e Valbona Selimllarit!

Një 21-vjeçar dhe një 18-vjeçar janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një efektivi dhe kanë dëmtuar ambientet e brendshme të komisariatit ku u shoqëruan.

LEXO EDHE: U raportua i zhdukur prej dy ditësh, 93-vjeçari nga Delvina gjendet shëndoshë e mirë pranë varrezave të qytetit!

Sipas burimeve zyrtare, dy të rinjtë u shoqëruan në Komisariatin Nr. 2 në orët e para të mëngjesit, pasi goditën një punonjës policie për shkak të detyrës.

Po ashtu, ‘blutë’ e kryeqytetit bëjnë me dije se gjatë shoqërimit, Deni Selimllari dhe Kejni Selimllari kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit, si dhe

kanë kanosur punonjësit e tjerë të policisë që ndodheshin aty.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE: Dyshime bullizimi/ E mitura hidhet nga kati i tretë i pallatit! Dëshmia tronditëse e nënës: E bëri sepse e rrihnin dhe e tallnin në lagje!

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie. Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente”, thuhet në njoftimin e policisë.