Aktorja e njohur e “Law & Order” Mary Mara fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare. Aktorja është mbytur ndërsa po notonte në lumin St.Lawrence në qytetin Cape Vincent të dielën në mëngjes, kjo sipas një deklarate nga policia e shtetit të New York-ut. Policia tha se nuk janë konstatuar shenja të dhunës në trupin e saj. Ndërkohë, pritet që të kryhet një autopsi për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.

“Mary ishte një nga aktoret më të bukura që kam takuar ndonjëherë. Më kujtohet akoma që e pashë në skenë në vitin 1992 në “Mad Forest” në Broadway. Ajo ishte energjike dhe e vërtetë. Të gjithë e donin atë. Do të na mungojë shumë”,-tha menaxheri i saj, Craig Dorfman. Rikujtojmë, se aktorja ka dominuar zhanrin e dramave televizive me role në shfaqje të njohura si “Nash Bridges”, “ER”, “Criminal Minds”, “The West Wing”, “Shameless”, “Lost” dhe “Star Trek: Enterprise”.