Lifestyle Live From Tirana

Trajneri i fitnesit: “Kujdes me qumështin dhe bulmetin!”

Best of Live From Tirana of 2025

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armando Hidi, personal trainer, për të folur më shumë për rëndësinë e të ushqyerit mirë dhe si të kujdesemi për shëndetin dhe trupin tonë…

Ti e konsumon qumështin?

Nuk e pi fare. Nuk është i mirë. Me sa di unë, si nga ana shkencore por dhe tek trupi im, është pjesa e laktozës që të krijon fryrje.

Të gjitha nënproduktet e qumështit si djathi bën pjesë këtu?

Po.

Po kosi?

Kosi jo, kosi është shumë i mirë. Edhe pak djathë mund të hash, djathi kaçkavall është shumë i mirë. Kurse i bardhi duhet ngrënë në mënyrë të moderuar. Unë kisha një kliente që thoshte se hante perfekt, me dieta, me kalori dhe nuk po lëvizte gramin nga pesha. Vetëm kur e pyeta për djathin dhe më tha që e hante shumë. Ka shumë kalori dhe krijon inflamacion që të krijon probleme. Unë jam më shumë tek perimet dhe mishi.