Celebrities Gossip Showbiz

Trashëgimtarja miliardere na zbulon të vërtetat që nuk dinim për Rita Orën dhe Bebe Rexhën!

Trashëgimtarja miliardere, Paris Hilton, ka folur së fundmi me admirim për dy artistet shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Orën dhe Bebe Rexhën, si dhe për dokumentarin e saj të ri, Infinite Icon: A Visual Memoir. Hilton tregon se ka një raport shumë të ngushtë dhe miqësor me dy këngëtaret dhe shpreh respekt të madh për talentin, punën dhe personalitetet e tyre:

“I dua shumë Ritën dhe Beben. Janë vajza fantastike, shumë të talentuara dhe me zemër të madhe si brenda, ashtu edhe jashtë skenës. I dua si motra dhe jam shumë krenare për të dyjat.” Ajo thekson se çdo herë që janë bashkë e kalon për mrekulli dhe shpreh entuziazëm për t’i takuar sërish në një event të ardhshëm.

“Çdo moment me to është i veçantë; qeshim, argëtohemi dhe ndiejmë një lidhje të fortë. Mezi pres t’i shoh pas disa ditësh në festën e mikut tim.” Paris Hilton foli edhe për dokumentarin e saj të ri, Infinite Icon: A Visual Memoir, që sjell një rrëfim intim mbi jetën, muzikën dhe karrierën e saj. Ky projekt përbëhet nga materiale arkivore, momente personale dhe skena nga performanca të përzgjedhura, duke ofruar një pasqyrë të hapur mbi rrugëtimin që e ka ndihmuar të rimarrë kontrollin e historisë së saj. Dokumentari pritet të publikohet në 30 janar 2026.

Paris Hilton është themeluese dhe CEO e 11:11 Media, një kompani globale argëtimi që, sipas saj, synon të bëhet “Disney-i i radhës”. Megjithatë, jo gjithmonë njerëzit kanë besuar në aftësitë e saj të biznesit. “Për një kohë të gjatë ndjeva se njerëzit kishin një ide për mua që nuk përputhej me realitetin,” tha Hilton për CNBC Make It me email. “Në fillimet e karrierës, luaja rolin e krijuar në ‘The Simple Life’, por pas perdeve isha e përqendruar për të ndërtuar markën time.”