I ftuar në “Magjia e Festave” me Dea Vieri, ka qenë make-up artist dhe fitues i “Beauty 3” në Top Channel, Tomas. Ai ka dhënë këshillat e tij se si të veprojmë me tualetin në këtë sezon festash, por duke treguar dhe trendet që priten në vitin 2025…
A ka ndonjë trend make-up që ti do doje ta lije pas në 2024 dhe nuk do doje ta sillje në 2025?
Si fillim, ajo që do doja të linim pas në 2024, fondatinat që nuk janë të përshtatura në ngjyrën e lëkurës. Kjo është ajo që do lija pas në 2024 dhe në 2025 të mos ekzistonte fare. Fondatina ka për çdo lloj lëkure, kështu që le të qëndrojmë tek përshtatja.