Lifestyle Live From Tirana

Trendi i ri i eventeve nëpër vila si dhe sa kulturë kanë shqiptarët të festojnë, Artemis Zoga rrëfehet për TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio Artemis Zoga, kryetar i ‘Ministry of Events’ (Ministria e Eventeve) për të na folur më shumë rreth trend-it të ri të shqiptarëve për të festuar nëpër vila dhe jo vetëm.

Më bëhet qejfi që kto ‘house party’-t kanë frymëzuar njerëzit. Shqipëria ka qenë e orientuar më shumë nga fryma perëndimore sepse amerikanët kanë shumë vite që e bëjnë këtë gjë. Njerëzit gjejnë më tepër veten te këto vende sepse secili është në qejfin e tij, si në shtëpi. Festat e organizuara nëpër vila janë promovuar në kohën e pandemisë dhe do të përforcohet akoma edhe më shumë promovimi i tyre.

Sa kulturë kanë shqiptarët të festojnë sipas Artemisit?

Kjo është tematika ime e përditshme në çdo tavolinë të mundshme. Ka një fenomen te të dy target e njerëzve që festojnë me muzikën komerciale dhe atë elektronike. Ata që vijnë për të dëgjuar muzikën komerciale marrin shishe me fishekzjarre, vendosin ato varëset e floririt dy gisht të trasha, ka dalë moda që ke flokë e duhet të bëhesh qeros, gocat pastaj që janë me taka 15-17 cm, nuk e di si mund të kërcesh ashtu. Qëllimi në fakt është që njerëzit të kërcejnë dhe nuk e bën askush dhe kjo është shumë problem. Në dush kërcejnë e ndërsa në club jo. Kam dëgjuar që thojnë: ‘shi si kërcen si budalla’, në fakt budalla je ti po rrinë. Sa i përket festave elektronike ka një problem që shumë e marrin për zhaner tekno, e dëgjojnë thjeshtë për të qenë ‘cool’ jo se realisht e ndiejnë. I ka dalë nami si muzikë droge por në fakt personat që e dëgjojnë sipas statistikave 70% nuk e pijnë. 

Si funksionon me sigurinë nëpër festat që organizohen?

Ne punojmë me shumë kompani, kërkojmë trupat më të mirë e më të trajnuar. E kemi pikën më të fortë sepse dekorin dinë ta bëjnë të gjithë, Dj marrin të gjithë por ne sigurinë e kemi primare dhe nuk kemi patur asnjëherë probleme.

Po sa i përket dekorimit, cila ka qenë për Artemisin tematika më specifike që ka ‘goditur’?

Në çuditërisht për këtë vit që vjen kemi pasur tematika më pikante, por që janë të goditura, zyra jonë e punës ka shpërthyer këtë vit, e shoh që stafi është i ‘etur’ për punë kreative. Puna po ecën shumë mirë.