Këngëtarja e njohur Britney Spears është rikthyer në qendër të vëmendjes pas disa rrëfimeve tronditëse në rrjetet sociale, ku ka folur për të kaluarën e saj të dhimbshme dhe periudhat e vështira që ka përjetuar në një nga lidhjet e saj. Ajo madje ka pohuar se është ndjerë disa herë shumë pranë vdekjes.
Artistja ka treguar se vuan nga “dëmtime në tru” si pasojë e përvojave traumatike që ka kaluar ndër vite. Këto deklarata vijnë ndërkohë që ajo është përfshirë në një tjetër përplasje me ish-bashkëshortin Kevin Federline, i cili pritet të publikojë librin e tij me kujtime të titulluar “You Thought You Knew”, ku përfshihen akuza të rënda ndaj këngëtares.
Në një postim të gjatë në Instagram, 43-vjeçarja iu referua një periudhe të përmendur edhe në librin e saj “The Woman in Me”, ku tregon se ka përjetuar probleme të shumta me shëndetin dhe dhunë.
Kam kaluar një përvojë traumatike, siç disa prej jush e dini, në fund të librit tim, kur për katër muaj më ndaluan padrejtësisht të lëvizja apo të përdorja trupin tim për të shkuar diku!
Ajo shtoi gjithashtu:
Më duket sikur më morën krahët dhe kam pasur dëmtime në tru që shumë vite më parë, 100%. Sigurisht që e kam kaluar atë periudhë të vështirë dhe jam me fat që jam gjallë.

Megjithatë, këngëtarja nuk po kalon një periudhë të mirë as tani, pasi ndodhet në një betejë ligjore me Federline. Në librin e tij, ai pretendon se Britney i shikonte fëmijët duke fjetur me një thikë në dorë, i dhunonte dhe përdorte kokainë gjatë periudhës së gjidhënies.
Spears reagoi ndaj këtyre akuzave në platformën X, duke i mohuar të gjitha dhe duke theksuar se ish-bashkëshorti i saj po përpiqet të përfitojë financiarisht nga këto histori të pavërteta.