Bota

Trump dhe Conte nuk tërhiqen nga sanksionet për Rusinë

Pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Amerikan, Donald Trump dhe Kryeministri Italian, Giuseppe Conte, thanë se nuk kanë plane për t’i hequr sanksionet Rusisë.  Sipas shefit të Qeverisë së Romës, “Një gjë e tillë do të ishte e paimagjinueshme”.  Sanksionet u vunë për shkak të rolit rus në aneksimin e Krimëse nga Ukraina. Ndërkaq, në Itali ka patur zëra për heqjen e tyre dhe përmirësimin e raporteve me Rusinë.