Presidenti Donald Trump deklaroi se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të njoftojë mjekët se përdorimi i Tylenolit gjatë shtatzënisë mund të shoqërohet me një “rrezik shumë të rritur të autizmit”, pavarësisht dekada testesh se është i sigurt.
Po rekomandohet fuqimisht që gratë të kufizojnë përdorimin e Tylenolit gjatë shtatzënisë. Përjashtuar rastet kur paraqitet e nevojshme nga ana mjekësore, siç është për të trajtuar ethet, nëse nuk mund t’i përballojnë, tha Trump.
Ekspertët thonë se ka shkaqe të shumta të autizmit dhe teoria që tregon një lidhje midis autizmit dhe Tylenolit, nuk është e përcaktuar.
Pa trajtim, ethet mund të jenë të rrezikshme si për fetusin ashtu edhe për shtatzënën, shprehen ekspertët.
Rreziqet përfshijnë abort, defekte të lindjes dhe presion të lartë të gjakut.
Në një moment gjatë shtatzënisë, shumica përdor acetaminofen, që shitet nën emrin e markës Tylenol, referuar studimeve. Acetaminofeni konsiderohet i vetmi opsion i sigurt, pa recetë për dhimbjen ose ethet për gratë shtatzëna.
Të tjera opsione të zakonshme për lehtësimin e dhimbjeve si ibuprofeni ose aspirina me dozë të rregullt mund të rrisin rrezikun e ndërlikimeve serioze gjatë shtatzënisë.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë së bashku me Sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-ve, Robert F. Kennedy Jr., Komisionerin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, Dr. Marty Makary, Drejtorin e Instituteve Kombëtare të Shëndetit të SHBA-së, Dr. Jay Bhattacharya dhe Administratorin e Qendrave Amerikane për Shërbimet Medicare dhe Medicaid, Dr. Mehmet Oz, Trump nuk i mbajti vërejtjet e tij për Tylenol gjatë shtatzënisë.
Presidenti amerikan mbështeti ndërprerjen e vaksinimit të fëmijëve e madje shtyrjen e vaksinimit të hepatitit B për të porsalindurit, një strategji e shëndetit publik që gati çoi në eliminimin e infeksionit te të miturit deri në moshën 12 vjeç.
Shumë lëng, shumë gjëra të ndryshme po hyjnë në atë foshnjë, vuri në dukje Trump, pa dhënë prova të mëtejshme.
Trump e falënderoi Kennedy-n që e solli autizmin në “pararojë të politikës amerikane” dhe shtoi:
Së bashku me mua.
Kennedy, prej kohësh një aktivist antivaksinë ka promovuar teori të hedhura poshtë se vaksinat shkaktojnë autizëm.
Ne kuptuam shumë më tepër nga shumë njerëz që merren me studime, tha Trump.
Mesazhet nga Kennedy dhe FDA-ja ishin më të moderuara se paralajmërimet e përsëritura të Trump-it për të mos marrë Tylenol gjatë shtatzënisë ose për t’ua dhënë foshnjave.