Donald Trump tha se “India dhe Pakistani mund ta trajtojnë vetë mosmarrëveshjen mbi rajonin e Kashmirit”, por shtoi se është aty nëse dy vendet kanë nevojë për ndërmjetësim. Presidenti amerikan i cili ndodhet në Francë në kuadër të samitit të G7-ës e diskutoi çështjen me kryeministrin indian, Narendra Modi. Tensionet u përshkallëzuan kur ditë më parë Nju Delhi tërhoqi statusin e veçantë të pjesës së Kashmirit të administruar nga India.