Donald Trump bën një tjetër ndërhyrje në krizën siriane me paralajmërimin e drejtuar regjimit vendas dhe aleatëve të tij, ruse e iraniane kundër sulmeve impulsive mbi province e Idlibit, të kontrolluar nga rebelët. Shefi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi për një gabim të rëndë humanitar si pasojë e të cilit mund të vriten mijëra vetë. Prej ditësh, forcat qeveritare siriane po përgatisin një ofensivë të fuqishme ndaj bastionit te fundit të rëndësishëm të rebelëve në Siri.