Bota

Trump ‘sulmon’ Putinin pas takimit me Zelenskyn: Ndoshta nuk dëshiron të ndalojë luftën!

Vjen reagimi i presidentit amerikan, Donald Trump, pasi takoi homologun e tij e ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Pas takimit, Trump ka ‘sulmuar’ Putin, duke thënë se “nuk kishte arsye që Putin të sulmonte me raketa në zonat civile”, pasi 12 persona humbën jetën.

“Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron të ndalojë luftën”, shkruan Tump në Truth Social.

Para funeralit të Papës, Trump u takua shkurtimisht me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Vatikan – detajet e asaj që u diskutua mbeten të paqarta.

Më herët, Zelensky tha se takimi “ka potencial të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje që Ukraina dhe Rusia të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë për të finalizuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës mes tyre. Kjo u theksua pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë. Trump tha ishte një “ditë e mirë” bisedimesh.

Një këshilltar i lartë i Kremlinit deklaroi se bisedimet ishin “frytdhënëse” dhe se Amerika e Rusia i kanë përafruar më shumë qëndrimet e tyre rreth Ukrainës dhe çështjeve të tjera.

 Ata janë shumë afër një marrëveshjeje dhe palët duhet të takohen tani, në nivele shumë të larta, për ta përmbyllur.  Për shumicën e pikave kryesore është arritur pajtueshmëri. Ndaleni gjakderdhjen, TANI! Ne do të jemi kudo që është e nevojshme për të ndihmuar në LEHTËSIMIN e përfundimit të kësaj lufte mizore dhe të pakuptimtë!