Donald Trump tha se “Me siguri do të takojë, pa kushte” homologun iranian, Hassan Rouhani. Por më pas, ky pohim i Presidentit Amerikan u refuzua nga vetë administrata e tij, si dhe nga një këshilltar i Rohanit. Propozimi me sa duket spontan i Trump-it, shënjoi kështu një ndryshim të toneve dhe vjen pas përshkallëzimit të retorikave, që prej tërheqjes amerikane nga akordi historik bërthamor me Republikën Islamike.