Aktualitet

Pas molotovëve dhe fishekzjarrëve, protestuesit nisin dhe gjuajnë me gurë drejt kordonit të policisë

Me tensione është shoqëruar protesta e sotme e PD, edhe pse u tha dhe njoftua se do të ishte paqësore

Protestuesit e PD as këtë herë nuk lanë pas bombat molotovë dhe fishekzjarrët drejt kordonit të policisë.

Po ashtu ata kanë hedhur edhe gurë drejt efektivëve.

Protestuesit e PD-së kanë përdorur molotovë gjatë tubimit të tyre dhe marshimit drejt Ministrisë së Brendshme.

Policia i është kundërpërgjigjur molotovëve me ujë, duke prekur edhe kreun e PD-së Sali Berisha.

Berisha është rrethuar nga bodyguardët e tij, të cilët e mbulojnë me çadra.

Ndërkohë edhe deputetët e PD-së janë përplasur me kordonin e policisë të cilët kanë tentuar t’i shpërndajnë.