Aktualitet

Tubimi i PD-së, reagon Berisha: Ishim në marshim paqësor, ata do marrin përgjigjen e merituar

Pas tubimit para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme ka reaguar edhe kreu i PD-së Sali Berisha.

Berisha u shpreh se tubimi ishte paqësor, por atyre iu bllokua rruga nga efektivët e policisë.

“Do marrin përgjigjen e merituar. Ishin në marshim paqësor. U bllokua rruga. Këta do të marrin përgjigjen e merituar. Kanë kryer një krim të shëmtuar sot. Ne po bënim marshim paqësor”, u shpreh Berisha.

Me tensione është shoqëruar protesta e sotme e PD, edhe pse u tha dhe njoftua se do të ishte paqësore

Protestuesit e PD as këtë herë nuk lanë pas bombat molotovë dhe fishekzjarrët drejt kordonit të policisë.

Po ashtu ata kanë hedhur edhe gurë drejt efektivëve.