Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se vendi i tij tashmë ka hyrë në mesin e 11 vendeve që mund të prodhojë satelitin e vet të komunikimit. Duke folur në ceremoninë e vënies në punë të TURKSAT 6A në kryeqytetin Ankara, Erdogan tha se me TURKSAT 6A, të zhvilluar me mbi 80 për qind prodhim vendas, Turqia u bë një nga 11 vendet që mund të prodhojë satelitin e vet të komunikimit. “Me lëshimin e TURKSAT 6A, mbulimi i popullsisë në mbarë botën nga satelitët turq do të rritet nga 3,5 miliardë në 5 miliardë”-citohet të ketë thënë ai. “Turqia, tani me përfitimet e arritura ka mundësi të rëndësishme për të krijuar markën e saj kombëtare satelitore, për të themeluar kompaninë kombëtare hapësinore”-ka shtuar Erdogan.
Ndërkaq, interesi për Fenomenet Ajrore të Paidentifikuara (UAP) është rritur ndjeshëm, duke i shtyrë institucionet dhe shkencëtarët të kërkojnë mjete të reja për t’i studiuar ato. Në vitin 2021, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) publikoi një raport me informacione të deklasifikuara mbi UAP-të, e ndjekur nga raportet vjetore nga Departamenti i Mbrojtjes përmes Zyrës së Zgjidhjes së Anomalive në Gjithë domenet (AARO). Pavarësisht këtyre përparimeve, të dhënat shkencore të disponueshme për publikun mbeten të kufizuara.
Rikujtojmë se mostrat shkëmbore të sjella nga ana e fshehtë e Hënës prej sondës kineze Chang’e-6 kanë zbuluar se manteli i Hënës përmban shumë më pak ujë në krahasim me anën që ndicon Tokën. Ky zbulim tregon se në çdo gram shkëmbi të mantelit hënor në anën e pasme ndodhen më pak se 2 mikrogramë ujë një sasi e cila konsiderohet rekord e ulet. Studiuesit kinezë thonë se kjo zbrazëti hidrike ka një rëndësi të veçantë, pasi mund të ndihmojë në rishikimin e teorive për formimin dhe evolucionin e Hënës. Deri më tani, shumica e të dhënave shkencore janë mbledhur nga ana e afërt e saj, e cila është më e aksesueshme për misionet hapësinore.