Aktualitet

U kapën me drogë, 2 të arrestuar në Lezhë!

Në Lezhë, policia finalizoi operacionin antidrogë të koduar “Terreni”, duke goditur dy raste të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa, në sasi dhe në doza.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës informative të kryera nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u arrestuan në flagrancë dy persona:

Në fshatin Manati, është ndaluar shtetasi P. D., 22 vjeç, banues në Lezhë, i cili u kap duke lëvizur me automjet, dyshohet për të shitur doza cannabisi;

Në zonën e kalasë së Lezhës, është arrestuar shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Kurbin, i cili kishte me vete një sasi lënde narkotike, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Gjatë operacionit, u sekuestruan lëndë narkotike Cannabis Sativa, dy automjete dhe pesë telefona celularë, që do të shërbejnë si prova materiale në hetim.