Celebrities Gossip Showbiz

U kritikua nga kolegu për veshjen në OSCAR, xhaketa sportive e aktorit të njohur shitet brenda natës!

Aktori Adam Sandler u shfaq në Oscars me pantallona të shkurtra si uniformë basketbolli dhe bluzë sportive, kapuç, duke bërë xhiron e rrjetit. Conan O’Brien, kur e pa nga skena, e vuri në lojë duke thënë se ai ishte veshur si një djalë që kishte luajtur videolojëra dhe poker deri në orën 2 të mëngjesit.

Adam ia ktheu: “Askush nuk e kishte mendjen çfarë kam veshur unë, deri kur ti e vure në dukje. A mund të të them diçka Conan? Më pëlqen mënyra se si vishem, sepse jam njeri i mirë. Nuk e vras mendjen hiç se çfarë vesh. Pantallonat e shkurtra të mia me stil dhe xhupi im i butë të bezdisën aq shumë sa duhej të më ofendoje para kolegëve të mi?” Ndërkohë xhaketa sportive e veshur nga Sandler u shit i gjithi po atë natë.

Rikujtojmë se aktori i njohur fitoi afro 70 milionë euro vitin e kaluar, gjë që e vendosi atë në krye të listës së aktorëve më të paguar në Hollywood. Por si ia doli të fitonte kaq shumë para kur nuk luajti në asnjë film të suksesshëm vitin e kaluar? Sandler ka mënyra të tjera për të fituar para. Edhe pse nuk ka luajtur në asnjë film klasik, projekt kinematografik, ai ka prodhuar dhe luajtur në tre filma për Netflix të cilët janë “Murder Mystery 2”, “You Are Not Invited to My Bat Mitzvah” dhe “Leo”.

Aktori gjithashtu ka punuar në komedinë “The Out-Ligs”. Artisti gjithashtu realizoi 44 performanca ‘stand-up’ nëpër SHBA si pjesë e turneut të tij. Megjithatë, pjesa më e madhe e fitimeve ndoshta erdhi nga kontrata me Netflix, të cilën Sandler e nënshkroi për herë të parë në vitin 2014 për katër projekte filmike. Pas kësaj ai e zgjati kontratën në 2017 dhe 2020 dhe ndoshta nuk do të ndalet me kaq.