Adam Sandler ka zgjedhur humorin për të komentuar mungesën e emrit të tij nga lista e nominimeve për çmimet Oscar këtë vit. Aktori i njohur bëri shaka me situatën gjatë një fjalimi në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara, ku u nderua me një çmim.
Gjatë fjalës së tij, Sandler ironizoi duke thënë se beson se aktorët e nominuar janë thjesht më të zotë se ai, jo vetëm në aktrim, por edhe në aftësinë për të bërë shaka dhe për të “kënaqur” Akademinë.
Ai madje përmendi me humor një fallxhore që kishte takuar në vitin 1982, e cila i kishte parashikuar se do të fitonte një Oscar për filmin “Jay Kelly”.
Urime të gjithë atyre që morën nominime këtë vit, e meritoni. Mendoj se jeni aktorë më të mirë se unë dhe ndoshta edhe më të mirë në lajkatimin e Akademisë
-u shpreh ai mes të qeshurash.
Sandler interpreton në filmin “Jay Kelly” përkrah emrave të mëdhenj si George Clooney dhe Laura Dern. Edhe pse roli i tij i siguroi nominime në Critics’ Choice Awards dhe Golden Globe në muajin janar, ai nuk arriti të përfshihej në listën finale të pesë kandidatëve për Oscar si aktori më i mirë dytësor.
Megjithatë, aktori theksoi se mungesa e një nominimi nuk e shqetëson.
Nuk u nominova për Oscar dhe është në rregull. Nuk rri duke u mërzitur për këtë. Madje mendoj se vitin tjetër do t’ju mund
-tha ai me stilin e tij karakteristik plot humor.
Në fund, Sandler tregoi edhe një herë se, pavarësisht çmimeve, ai mbetet besnik ndaj vetes dhe mënyrës së tij të të bërit art, pa drama, por me shumë ironi.