Celebrities Gossip Showbiz

“U tremba”, Loredana: Babi nuk më ka parë ndonjëherë të puth një djalë

Loredana ditën e sotme duke biseduar me Rozanën për të gjithë rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP 4” ka treguar në një lloj forme edhe pse babai i saj bëri atë reagim.

Banorja shprehet se i ati nuk e ka parë asnjëherë të puthet me një djalë, prandaj dhe ai mund të ketë shprehur ato fjalë me Lorin dhe Jozin kur u fut në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Loredana: Nuk e kam vënë ndonjëherë në rrezik mentalitetin e babit, unë i kam folur babit për disa gjëra të mia, nuk kam patur ndonjë eksperiencë të madhe në jetën time tek ajo pjesë. E kupton? Po babi nuk më ka për ndonjëherë me sytë e tij të rri, të puthem me një djalë.

Rozana: Nuk e kishe puthur në atë kohë. A po e kishe puthur në atë date. Dhe?

Loredana: Dhe u tremba, plus atë natë babi më tha diçka ‘s’po më pushon telefoni’. Edhe unë mendoj se dikush nga të afërmit e ka marrë në telefon dhe i ka rënduar falja, mua këtu më shkoi mendja.