Aktualitet

U vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, kush është gjyqtari Astrit Kalaja?!

Gjyqtari Astrit Kalaja i cili u qëllua për vdekje ditën e sotme gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridksionit të Përgjithshëm në Tiranë, është emëruar si gjyqtari në vitin 1993.

Në Gjykatën e Shkodrës ka shërbyer për shumë vite, para se të emërohej në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Astrit Kalaja, e ka kaluar Vettingun në vitin 2019, por komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra me pretendimin se ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për një apartament me sipërfaqe 109,5 m2, si dhe për një sipërfaqe toke prej 379 m2 në Velipojë, brenda së cilës ndodhet edhe një ndërtim informal përdhes prej 60m2.

KPA-ja e konfirmoi në detyrë gjyqtarin Kalaja në janar të vitit 2022’.

Astrit Kalaja është zgjedhur edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor, tre herë radhazi.

Ai ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaron studimet me titullin “Jurist”, emërohet në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës.

Vitet e fundit ushtron detyrën e anëtarit të Gjykatës së Apelit. Ai ka mbajtur përkohësisht edhe postin e kryetarit në detyrë të Gjykatës së Shkodrës.

Sakaq, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka sekuestruar armën që u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja.

Blutë gjithashtu theksojnë se autori i dyshuar Elvis Shkambi u kap menjëherë pas krimit ddhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore e Policisë Tiranë.

“Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykasekuestrohet arma e krimittës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen”, njoftoi sot policia.