Aktualitet

Ulen prurjet në Vjosë, tërheqje e ujërave nga tokat bujqësore në Fier!

Situata nga përmbytjet qarkun e Fierit paraqitet në përmirësim ndërsa ka tërheqje të nivelit të ujërave nga tokat bujqësore që u përmbytën si rezultat i daljes nga shtrati i lumit Vjosë.

Akset kombëtare dhe rurale janë të kalueshme normalisht. Prej orëve të natës e në vazhdim, në qarkun Fier ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët.

Po ashtu edhe furnizimi me energj elektrike dhe ujë të pijshëm është në normalitet. Hidrovoret janë në gjendje pune dhe në gatishmëri të plotë.

Prurjet në lumin Vjosë janë në tendencë uljeje.

Vazhdon tërheqja e ujërave edhe nga tokat bujqësore të prekura nga përmbytja e lumit Vjosë. Prurjet në lumenjtë Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rritjeje dhe në zona të caktuara përgjatë rrjedhës kanë dalje nga shtrati, por brenda argjinaturave.

Nga strukturat e Bashkisë Fier, vijon puna në terren, pas tërheqjes së ujërave në fshatin Ferras.

Po monitorohet në vazhdimësi situata në lumin Seman, referuar edhe faktit të rritjeve të shkarkimeve nga hidrocentrali i Banjës.