Live From Tirana

“Ulje për Black Friday, jo për Ditën e Pavarësisë”/Sazan Guri: I vetmi vend në botë që…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë aktivisti Sazan Guri. Ai ka diskutuar mbi Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, identitetin kombëtar por jo vetëm…

Pse motoja e uljeve të çmimeve është për ‘Black Friday’ dhe jo për Ditën e Pavarësisë?

E ke kapur shumë mirë, madje më vjen mirë që jemi në të njëjtën valë për këtë gjë, sepse kështu duhet të ishte. Për t’iu përgjigjur pyetjes se çfarë është 28 Nëntori, do thoja me pak fjalë, që është i vetmi vend në botë që ka tre 28… Zoti me të vërtetë që e do Shqipërinë, se të japë 28 Nëntorin e parë në vitin 1443 ku Skënderbeu u kthye nga Hungaria me 300 kalorësit e tjerë në Krujë dhe bëri 28-ën e parë, që e çliroi atë pushtim apo i dha një lloj pavarësie shtetit të parë europian. Prandaj do futemi të fundit në Europë, sepse ishim shteti i parë europian që bashkoi 12 principata, ndërkohë që principatat e tjera ishin një, Napoli, Milano, Roma, Vatikani, Frankët, Galët, të gjithë këta nuk u bashkuan dot kurrë