E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja Kostana Morava, për një bisedë ‘pa filtra’…
A kemi turp ne si shoqëri për gjëra që nuk duhet të jenë turp?
Unë që e vogël jam rritur me këtë frymë, më është treguar në shtëpi nga mami dhe nga babi se është turp të gënjesh. Unë kam turp të gënjej, realisht. Po njësoj kam turp të hedh plehra në rrugë. Është një gjë që është brumësuar tek unë që fëmijë. Unë nuk mendoj që kam këtë pozitë në jetë për të gjykuar gjithë shoqërinë, nuk ndihem kaq e rëndësishme. Median do ta gjykoj se është profesioni im dhe median e njoh mirë, kurse shoqërinë nuk e shoh. Ajo që them unë për median është ashtu si e them unë dhe të gjithë e dinë, pavarësisht se mund ta pohojnë me zë të lartë apo jo. Të gjithë brenda vetes së tyre thonë që kam të drejtë.