Showbiz

Urimi prekës për Shën Valentin i Vanessa Bryant për Kobe Bryant

Bashkëshortja e legjendës së ndjerë të basketbollit Kobe Bryant, Vanessa ka prekur zemrat e të gjithëve me dedikimin e saj për Shën Valentin.

Ajo ka postuar në rrjetin social Instagram në një foto ku shfaqet krah Kobe. “Për Shën Valentinin tim të përhershëm, të dua shumë. Më mungon kaq shumë në festën tënde të preferuar. Të dua përgjithmonë. Puthje për ty dhe për Gigin në parajsë. Gëzuar Shën Valentinin zemrat e mia” -shkruan ajo teksa foto shoqërohet me këngën “Tell Him” të Lauryn Hill.

Kujtojmë se Kobe Bryant ndërroi jetë më 26 janar bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna e gjithashtu me 7 miq të tjerë për shkak të një aksidenti me helikopter.