Ka disa ushqime që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve, enëve të gjakut dhe mbrojnë zemrën. Shega përmban fitoushqyes që mbrojnë veshjen e brendshme të arterieve. Lëngu i shegës stimulon prodhimin e lëndës kimike të quajtur oksid nitrik. Ai ndihmon qarkullimin e gjakut dhe i mban arteriet të hapura. Brokoli është një nga më të pasurit me vitaminë K, që parandalon dëmet e shkaktuara nga kalciumi në arterie. Brokoli është plot me fibër që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit.
Studimet kanë tregouar se konsumi ditor i avokados përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak, duke mbajtur të ulur kolesterolin e keq dhe të lartë atë të mirin, që mban arteriet të zhbllokuara. Shpargu është një ushqim që pastron arteriet në mënyrë natyrale dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Perimja e perandorëve është plot me fibër dhe minerale por edhe me shumë vitamina siç janë K, B1, B2, C dhe E.
Hurmat janë të mbushura me antioksidantë dhe polifenolë që punojnë së bashku në uljen e kolesterolit të keq dhe të triglicerideve. Ato janë një burim i shkëlqyer i fibrës që ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut dhe i mban arteriet të pastra. Kanella ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe pastron arteriet nga akumulimet e rrezikshme. Kanella është e mbushur me antioksidantë që përmirësojnë shëndetin kardiovaskular duke parandaluar oksidimin e gjakut. Hidhni kanellë në kafenë tuaj, panine ose në çdo ushqim tjetër dhe do të përmirësoni shëndetin tuaj.