Disa vite më parë bëri bujë lajmi se regjisori i njohur, Woody Allen ka abuzuar me vajzën e tij. Pas këtyre akuzave ka ardhur edhe intervista e parë e Allen për “CBS News”. Ai tregoi se akuzat për abuzim seksual nuk bazohen në fakte të vërteta dhe se të gjitha këto janë trilluar nga ish-bashkëshortja e tij, sepse ajo ishte zemëruar për prishjen e lidhjes së tyre të dashurisë.
Është absurde, por për shkak të gjithë kësaj, ka ende një njollë të madhe në karrierën time. Unë kurrë nuk e abuzova Dylan. Asgjë që kam bërë ndonjëherë nuk mund të interpretohet në atë mënyrë. Askush nuk do t’i jepte dy vajza një pedofili. Unë nuk jam pedofil.
Rikujtojmë, se kohë më parë gjithashtu “The Hollywood Reporter” bëri publike rrëfimin e një gruaje të quajtur Babi Christina Engelhardt e cila tregon se ka patur marrëdhënie seksuale me Allen prej 8 vitesh që nga mosha 16-vjeçare.
Allen dhe ish-bashkëshortja Mia Farorow u divorcuan në 1992 pasi ajo zbuloi se ai po e tradhtonte me një vajzë të adoptuar. Para pak kohësh dokumentari i HBO “Allen v Farrow”, ka rikthyer gjithashtu aspektet e errëta të së kaluarës erotike të Woody Allen, ku në qendër ishte lufta e ashpër e kineastit legjendar amerikan me ish-partneren e tij dhe ish-muzën, Mia Farrow.