Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

A do të jetë Tom Holland pjesë e serialit të njohur “Euphoria”?!

Tom Holland ka shfaqur dëshirën e tij për t’u bërë pjesë e serialit hit të Zendaya-s në HBO, “Euphoria” por në lidhje me këtë lajm aktorja ndihet paksa e turpëruar. Në një intervistë me Access Hollywood, ylli 25-vjeçar i “Dune” u pyet nëse kishte ndonjë të vërtetë në thashethemet se Holland është bërë pjesë e serialit të njohur në fshehtësi. Me shaka, ajo u përgjigj:

Mund të jetë. Mund të jetë e vërtetë. Nuk mund të konfirmohet apo mohohet. Bota mund të mos e dijë kurrë.

Që nga premiera e saj e parë në vitin 2019, “Euphoria” ka mbledhur shumë fansa të famshëm, duke përfshirë Leonardo DiCaprio, Megan Thee Stallion, Britney Spears dhe Megan Fox. Holland, 25 vjeç, është gjithashtu ndër ata fansa të famshëm që është fiksuar shumë.

Ylli i “Uncharted” shprehu fillimisht dëshirën e tij për t’u shfaqur në Euphoria dhjetorin e kaluar në një intervistë të përbashkët me Zendaya. Në atë kohë, ai i tha IMDb:

Dëgjo, unë kam bërë peticion për një kohë të gjatë në lidhje me këtë.

Në lidhje me këtë lajm neve na mbetet vetëm të presim në mënyrë që ta vërtetojmë nëse Holland do të jetë me të vërtetë pjesë e serialit. Vlen për t’u përmendur gjithashtu se dashuria e Tom Holland për Zendaya është shumë e veçantë! Yjet e “The Spider-Man: No Way Home”, të dy 25-vjeçarë, u fotografuan duke u larguar së bashku nga një hotel në Nju Jork. Atje, dyshja u mbajtën për dore ndërsa po shkonin drejt një shfaqjeje për filmin e ri të Holland me titull “Uncharted”.