Celebrities Live From Tirana

A janë real çiftet e krijuara në “Big Brother Vip”?! Juna dhe Nardi zbulojnë për TAR përgjigjen e tyre!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishin të ftuar në studio dy nga ish-banorët e edicionit të parë të “Big Brother”, Juna Vata dhe Nardi. Në pjesën e parë u diskutua më shumë rreth eksperiencës së tyre, si e shohin ata edicionin e këtij viti dhe jo vetëm. Zbuloni më shumë në këtë link. 

Në pjesën e dytë të emisionit ish-konkurrentët u pyetën se a kanë patur situata në këtë edicion ku janë përfshirë emocionalisht?

Juna: Nëse i rikthehemi fillimit të gjithë jemi përfshirë me gjendjen e Fifit. Kanë qenë situata jo të mira për t’u parë. Ishin situata që të vinin në siklet kur i shihje nga televizioni. Skenarët që bëhen në formë shakaje nuk më pëlqejnë fare. Ishte shumë e ulët kjo e fundit me Egzonën, të akuzosh tjetrën për diçka që nuk ka ndërmend ta bëjë.

Sa i përket çifteve që janë krijuar në “BBV”, kë shohin ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri si më real?

Juna: Unë gjithmonë kam menduar që ajo eksperiencë aty brenda nuk të bën ty të dashurohesh me personin e jetës. Mendoj që lidhja e Dj Dagz me Einxhelin. Dagzin e shoh me të përfshirë, Einxheli ka raste që nuk pëlqen as veten(qesh). Einxheli siç është jashtë është edhe brenda thjesht i kanë ndodhur disa ndryshime hormonesh. Edhe nëse nuk do të ishte Dagz do ia dilte shumë mirë.

Nardi: Asnjërin. Sarah dhe Dj Pm më janë dukur çift simpatik, spontan. Këto çiftet e tjera sa të dalin jashtë do i heqin kapelet njëri-tjetrit. 

A mendon Juna se lidhja me Triksën e ka penalizuar Donaldin?

Normale që po, më shumë se sa lidhja mënyra si u bë gjëja.