Celebrities Gossip Showbiz

A-Rod merr mbrapsht dhuratën luksoze që i kishte bërë dikur J.Lo?!

J.Lo jo vetëm që nuk ka lënë gjurmë të ish-partnerit të saj, Alex Rodriguez në rrjetet sociale, por duket se ka vendosur që t’i zhdukë edhe në jetën reale. Kjo gjë u kuptua nga një foto e Alex në “Instagram” teksa pozonte pranë një makine të kuqe të tipit “Porsche 911 GTS”, dhuratë që dikur i kishte bërë ish të fejuarës, Jennifer Lopez. Makinën luksoze ia kishte bërë surprizë kur artistja kishte mbushur 50 vjeçe, e cila kishte vlerën prej 140 mijë dollarësh.

Pas pak më shumë se dy vjetësh, rreth katër muaj që nga ndarja e tyre, duket se Alex Rodriguez ka rimarrë në zotërim atë makinë të shtrenjtë sportive, dhe shumë nga 3.9 milionë fansat dhe ndjekësit e tij në Instagram ishin të parët që e vunë re. Alex postoi një fotografi në Instagram duke pozuar pranë makinës së kuqe me mbishkrimin:

Unë jam super me këmbë në tokë.

Ish-lojtari i New York Yankee, 46 vjeç, dukej i veshur shumë me stil me një kostum ngjyrë bezhë, këmishë të bardhë dhe këpucë ngjyrë kafe të errët. Ky postim i tij vjen vetëm pak ditë pasi Jennifer Lopez e hoqi atë nga lista e personave që ndjek në Instagramin e saj. Pavarësisht periudhës dyvjeçare, shumica e njerëzve që komentuan postimin e njohën makinën në fotografi, e cila ishte si ajo që Alex i dhuroi Jenniferit në 50-vjetorin e lindjes së saj.

Rikujtojmë se, as Alex dhe as Jennifer nuk thanë shumë më tepër për ndarjen e tyre publikisht por në një intervistë të re ku Alex ishte i ftuar, bëri disa komente teksa tregoi se si po kalojnë ai dhe fëmijët e tij tani. Intervista e fundit e Alex Rodriguez vjen rreth një muaj pas daljes së parë të çiftit Jennifer dhe Ben në Instagram.