Lifestyle

Adhurojnë veten e tyre, si të silleni me një person narcist…

Bota më ideale do të ishte ajo ku të gjithë do të respektonin hapësirën dhe kufijtë tuaj personalë por jo gjithmonë ndodh kështu. Edhe nëse dikush afër jush tregon shenja sjelljeje që ju e dini se nuk janë të drejta ndaj jush, nuk është gjithmonë e lehtë t’i jepni fund marrëdhënies. Kjo ndodh më shpesh kur një narcist ndodhet afër jush. Narcistë janë ata njerëz që e duan veten më shumë se çdo gjë tjetër, kanë një mendim të ekzagjeruar për veten, duan vëmendje dhe admirim, tregojnë dominim dhe fuqi, ndërsa në të njëjtën kohë shpërfillin ndjenjat dhe dëshirat e të tjerëve.

Për shkak se ka disa nivele të narcisizmit, ndonjëherë personalitetet narciste nuk njihen aq lehtë. Sido që të jetë, e vërteta është se është shumë e vështirë të përballesh me persona të tillë. Në një moment, sjellja e tyre fillon të ndikojë tek ju dhe në shëndetin tuaj mendor. Megjithatë, duke pasur parasysh se ata kujdesen shumë për imazhin e tyre, në të shumtën e rasteve do të sillen me edukatë në publik, ndaj mundohuni sa më shumë që të shmangni situatat kur jeni vetëm me këtë person.

Gjithashtu, ata shpesh ushqehen me emocionet dhe reagimet e të tjerëve, të cilat i shkaktojnë vetë, ndaj mosreagimi juaj ndaj situatës është një strategji e shkëlqyer. Kur flisni për një lidhje dashurie me një narcisist, duhet të dini se ky person nuk do të ndryshojë kurrë. Gjëja më e rëndësishme është të vendosni kufij dhe t’u përmbaheni atyre.