E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Bona Miekley, për të folur më shumë për konceptin e dashurisë. A beson ajo tek shpirti binjak dhe pse njerëzit dashurohen me një narcist?
A të ka ardhur ndonjëherë një narcist në zyrë që ta ketë pranuar që është i tillë?
Është shumë e rrallë të ndodhë. Të paktat janë rastet. Më ka ndodhur shumë kohë më parë, thjesht më tha që ka nevojë për ndihmë, sepse ishte në një marrëdhënie shumë të gjatë dhe pati pasoja në familjen e vet. Por shumë të paktë janë ata njerëz. Ai kërkonte shpëtim sepse pasojat tek gruaja e vet ishin të mëdha, saqë gruaja e vet ishte në depresion total. Deri aty mund të shkojë një viktimë. Një marrëdhënie e gjatë me një narcist mund të të shkatërrojë nëse nuk kërkon ndihmë.