Bota Food & Drink

Adoleshentët apo të rriturit? Ja kategoria që dehet më shpesh…

Më shumë se një e treta e adoleshentëve në Bashkimin Europian raportojnë se dehen herë pas here, që është dyfishi i numrit të të rriturve. Ky është një problem veçanërisht i madh në Danimarkë. Shkalla e konsumimit intensiv të alkoolit tek adoleshentët e moshës 15 dhe 16-vjeç është dukshëm më e lartë se tek të rriturit në shumicën e vendeve evropiane.

Shkalla e konsumit të alkoolit ishte nën 25% vetëm në pesë vende, katër vende nordike dhe Portugali. Përveç Danimarkës, ishte gjithashtu mbi 45% në katër vende, përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Sllovakinë dhe Kroacinë. Normat e pirjes episodike ishin më të larta tek adoleshentët sesa tek të rriturit në pothuajse të gjitha vendet në të gjithë Evropën, me përjashtim të Islandës dhe Norvegjisë. Sllovakia ishte në krye, e ndjekur nga Austria, Italia dhe Bullgaria.

Ndërkaq, a e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë duhet të pini në bare në vend të pijeve alkoolike? Derek Brown është një banakier, që pinte çdo natë për 22 vjet dhe vendosi të bëjë ndryshime në jetën e tij. Ai është gjithashtu një trajner Wellness, themelues i Positive Damage Inc. dhe i ndihmon njerëzit të jetojnë shëndetshëm. Për rrjedhojë, ka dhënë disa këshilla të vlefshme. Si fillim Derek thotë që duhet të gjeni alternativa pa alkool, të tilla si koktejl ose birra pa alkool.

Shmangni vendet që do t’ju tundojnë dhe njerëzit që do t’ju bëjnë presion për të pirë më shumë sesa do të dëshironit. Kujdes me zgjedhjet. Zgjidhni një pije me pak alkool si birrë, në vend të një pije të fortë si xhin-toniku. Nëse doni më shumë pije përgjatë mbrëmjes, provoni t’i alternoni ato, një pije, një koktejl, një birrë me pak ose jo alkool dhe përsëri e njëjta gjë. Gjeni dikë të cilit i besoni dhe kërkoni që t’ju mbështesë. Ndoshta edhe ai dëshiron shoqëri në udhëtimin e tij pa alkool.