Celebrities Film & Tv

Aktori Darwin Shaw tregon gjithçka në lidhje me rolin e Daniel Craig si agjenti 007!

Aktori i njohur Darwin Shaw së fundmi gjatë një interviste ka zbuluar se Daniel Craig i cili ka luajtur rolin e James Bond, gjatë xhirimeve të filmit ‘Casino Royale’, të gjita grushtet dhe goditjet kanë qenë të vërteta. Shaw ishte në rolin e terroristit Fisher dhe ka vlerësuar intensitetin e Craig, forcën, fokusin dhe etikën 18-orëshe gjatë gjithë ditës së punës, ndërsa ishte gjithashtu shumë i sjellshëm dhe i kujdesshëm me shokët dhe ekipin e tij.

Duke kujtuar sesi Craig e goditi drejtpërsëdrejti në ballë gjatë skenës së tyre të egër të luftimit, ndërsa ata e bënë që lufta të dukej sa më origjinale, ai u shpreh se:

 Xhirimet e para shkuan mirë, por ata po bënin përpjekje për ta bërë atë të dukej më e vërtetë. Kështu që ne xhiruam një pjesë ku Danieli do të më godiste me grusht pranë fytyrës dhe do të ishte i dhunshëm. Ndodhi në një milisekond dhe ndërsa grushti i tij doli përpara, Danieli më goditi drejt në ballë. Ne e vazhduam, sepse ishte e gjitha pjesë e përafërt. Dhe askush nuk e vuri re, vetëm Danieli dhe unë. Ai erdhi dhe më goditi në shpatull më pas duke më thënë ‘më fal për atë shoku’. Ishte një gjest i bukur, por fansat e dinë se reagimi im është i vërtetë. Nuk ishte faji i tij, trupi im ndoshta ishte jashtë pozicionit të duhur. Marifetet si ato duhet të jenë plotësisht të sinkronizuara, por për shkak të adrenalinës nuk ndjeva asgjë. 

Ne kishim prova, por ishte e vështirë të tërhiqeshim. Ishte një goditje prej tre sekondash, e cila akoma ndjehet akoma si dje, unë mendova se duhet ta bëj këtë edhe nëse më dhemb, ndërkohë ka treguar se:

Danieli e shtrembëroi krahun duke u dukur se po më godiste, ndërsa unë u ktheva fort dhe e hodha bërrylin poshtë duke thyer atë në copa të thërrmuara përkrah meje në dysheme. Më pas erdhi një brohoritje e madhe që shpërtheu nga pas kamerës. Dhe unë mendoja që kam bërë diçka të drejtë!

Fati i Fisherit në film u vulos më pas me Bondin që kapi jakën e tij dhe e mbyti në një legen të mbushur me ujë. Gjithashtu ai ka thënë se:

Kur jeni duke punuar me dikë që është aq i fortë, ju ndjeni fuqinë e tij. Ai ishte shumë më i madh se unë dhe në formë të jashtëzakonshme. Nuk kishte të bënte me pamjen por ai të krijonte një realitet për të qenë një makinë vrasëse. 

Ai ka treguar se Craig është një botë larg karakterit të tij jashtë setit dhe jashtë xhirimeve.