Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja Dakota Johnson deklaron se merr letra të çuditshme nga të burgosurit!

Aktorja Dakota Johnson ka zbuluar se merr letra fansash nga burra në burg dhe mes tyre dhe gjëra shumë të çuditshme. Në një intervistë në “The Graham Norton Show”, aktorja 34-vjeçare e “Fifty Shades Of Grey” duke folur për serialin tha me humor:

Unë marr vetëm letra nga burrat në burg dhe gjëra shumë të çuditshme në postë.

Zbulimi i saj vjen pasi Jamie Dornan rrëfeu se kishte marrë letra duke pretenduar se ai kishte një fëmijë me Johnson. Së fundmi Dakota dha një intervistë për Wall Street Journal, gjatë së cilës zbuloi se nëse fle më pak se 10 orë në natë, nuk mund të funksionojë siç duhet. Ajo deklaroi se ndonjëherë mund të flejë deri në 14 orë.

Gjumi është prioriteti im numër një në jetë.

Më pas ajo zbuloi se nuk ka orar të planifikuar zgjimi çdo ditë. Në vend të kësaj, planifikon rutinën e saj të gjumit në baza ditore.

Nëse nuk jam duke punuar, nëse kam pushim të hënën, do të fle sa më shumë që të mundem.

Në një intervistë në vitin 2020, Dakota foli për trajtimin e depresionit që në vitet e saj të adoleshencës.