Aktorja Ashley Tisdale ka zbuluar së fundmi se vuan nga alopecia, një çrregullim autoimun që shkakton rënien e flokëve. “Alopecia dhe humbja e flokëve janë mjaft të zakonshme, por shumë njerëz ndihen të turpëruar të flasin për këto çështje”, shkroi Tisdale në Instagram.
Çdo lloj rënie e flokëve mund të ndikojë në vetëvlerësimin tuaj, veçanërisht nëse ndiheni sikur jeni i vetmi që e kalon atë. Kjo është arsyeja pse unë dua të flas hapur. Nuk ka asgjë për t’u turpëruar.
Në një histori të postuar në website e saj, Frenshe, Tisdale shtjelloi më tej përvojën me alopecinë. Ajo zbuloi se i filloi kur ajo ishte në fillim të të 20-ave dhe se si e menaxhon gjendjen. Ashley theksoi se trajtimi me plazmën e pasur me trombocitet (PRP) është veçanërisht i dobishëm, duke shkruar:
Është e shtrenjtë. Sigurisht nuk është përvoja më e këndshme. Në fund të fundit përfshin mikrogjilpërën e kokës por bëri që flokët të rriten përsëri.
Hulumtimet tregojnë se funksionon. Për të reduktuar stresin, aktorja i drejtohet jogës, meditimit dhe një diete të kujdesshme.