Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Lea Michele zbulon gjininë e fëmijës së dytë!

Aktorja e njohur Lea Michele ka zbuluar së fundmi gjininë e fëmijës së dytë të saj dhe bashkëshortit Zandy Reich.“Dita më e bukur e nënës sot, duke mbajtur djalin tim që më bëri nënë dhe duke mbajtur vajzën time”-ka shkruar ajo me rastin e Ditës së Nënës. Më pas aktorja ka publikuar edhe një foto të djalit të saj të vogël 3-vjeçar Ever. “Dhe djalit tim të ëmbël që më bëri nënë…”-shkroi ajo në mbishkrimin e postimit të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lea Michele (@leamichele)

Në mars, Michele zbuloi se po priste fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Zandy Reich. Ajo ndau lajmin e lumtur në Instagram javën e kaluar, duke shkruar: “Mamaja, babi dhe Ever janë të gëzuara pa masë”-teksa ndau disa foto të ëmbla nga shtatzënia. Rikujtojmë se Lea Michele dhe Zandy Reich u martuan në një ceremoni në Kaliforni në vitin 2019 pasi prej dy vitesh ishin në një lidhje.