Celebrities Showbiz

Arbana Osmani ndan foto nga spitali më 1 Qershor, çfarë ka ndodhur?!

Arbana Osmani, një nga moderatoret më në zë të ekraneve shqiptare, e cila ka uruar sot me një foto aspak të zakontw festën e 1 Qershorit. Nëpërmjet rrjetit social Instagram, ajo ka publikuar pak orw mw parw një foto me të birin, Jonin, i cili ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale.

Joni ka operuar bajamet, dhe gjithçka ka shkuar me sukses. Në këtë ditë të lumtur për fëmijët, ajo u ka uruar të gjithëve shëndet, pasi ajo është primarja. Arbana u shpreh se mendimi i saj shkon për të gjithë prindërit tw cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Krahas kësaj ajo shkruan:

Sot në këtë 1 Qershor (një ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet. Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim. Gëzuar 1 Qershorin.

Kujtojmë se Arbana gjithmonë gjen kohën për ta shprehur dashurinë e saj për fëmijët në rrjetet sociale. Madje së fundmi, ajo është shprehur se ndihet mami më e lumtur në botë duke pasur në krahë djem si Joni dhe Dielli.
Ndërkaq, ajo ka theksuar gjithashtu që edhe Eduarti ka qwnë një mbështjetje e madhe për të, si në rritjen e fëmijëve, edhe në punë.

Epo, kështu e pafshim gjithmonë familjen e saj!