Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Lifestyle

Arbana Osmani publikon foton më të bukur ndonjëherë dhe jep mesazhin e rëndësishëm

Ajo është një ndër moderatoret më të dashura e më të vlerësuara në vendin tonë të cilën çdo të shtunë e ndjekim me kënaqësi në “Dua të të bëj të Lumtur”. Bëhet fjalë për Arbana Osmanin e cila gjithmonë e ka ruajtur me fanatizëm jetën e saj private, raportet me partnerin dhe fëmijët.

Megjithatë, kohët e fundit duket se moderatorja e gazetarja e famshme e ka lëshuar dorën me postimet në rrjetet sociale dhe duhet theksuar se kjo gjë u pëlqen shumë fansave të saj. Të gjithë jemi kuriozë të dimë më shumë rreth faktit se çfarë bën Arbana jashtë ekranit dhe mbi të gjitha të shohim të vegjlit e saj apo ndonjë foto romantike me Eduartin.

Pak orë më parë ajo ka publikuar një foto sa të ëmbël aq edhe mesazh-dhënëse. Moderatorja e Top Channel ka postuar në Instagram një foto ku shihet duke i dhënë gji vogëlushit të saj i cili quhet Diell. Në vendin ku ne jetojmë ende konsiderohet si tabu, turp apo akt jo estetik. Ashtu si shumë personazhe të tjera edhe Arbana, përmes kësaj fotoje është përpjekur të japë një mesazh shumë të rëndësishëm lidhur me gji-dhënien në publik. Edhe pse ndodhej në ballkonin e shtëpisë së saj e jo në publik, foto po bën xhiron e rrjetit dhe është komentuar shumë nga publiku e ku Arbana shkruan:

“Këtë pasdite, me dritën time të vogël”

Të tjera vajza të showbiz-it të cilat e kanë adresuar gji-dhënien në publik si një proces fiziologjik janë;

Klea Huta

Sara Hoxha

Olta Gixhari

Elita Rudi