Celebrities Gossip Showbiz

Ariana Grande martohet me një ceremoni private!

Ariana Grande i ka dhënë fund beqarisë! Në një ceremoni private në Montecito në Kaliforni, këngëtarja e hitit “7 Rings” është martuar me Dalton Gomez.

Vetë Ariana ka postuar disa foto nga ceremonia e fshehtë, ku duket e mrekullueshme me fustanin e bardhë të nusërisë, të cilat i ka shoqëruar si mbishkrim me datën e martesës.

Lajmi i ëmbël nga çifti erdhi një muaj pasi ata u panë në një takim në Los Angeles. Një burim i afërt me “PEOPLE”, ka treguar se Dalton do ta mbajë lidhjen larg syve të publikut.

Atij i pëlqen t’i mbajë private gjërat me Arin-n.

Ata zgjodhën ta bënin lidhjen e tyre publike, kur u shfaqën bashkë në klipin e këngës së Justin Bieber  “Stuck with U”.